Top News - Marrëveshje e re polici-prokurori/ Neni 59 i kodit penal

2020-12-23 2

Problematika e hasur prej shumë kohësh në zbatimin e nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale mbi viktimën akuzuese dhe që në referimet e Policisë Gjyqësore nuk përbëjnë elementë të veprës penale prodhuan një marrëveshje të re mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit.
Pikërisht për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit do të koordinojnë veprimtarinë e tyre përmes nxjerrjes së udhëzimeve që do të shmangin zvarritjet që shkakton praktika e deritanishme në trajtimin e çështjeve.
Marrëveshja e firmosur mes kryeprokurorit Olsian Cela dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu përcakton instrumente të posaçme që do të sjellin uljen e numrit të referimeve të dërguara nga Policia në prokurori, për disa vepra penale, për të cilat Kodi i Procedurës Penale parashikon të drejtën e viktimës për t?iu drejtuar drejtpërdrejt gjykatës. Kjo do të rrisë efiçencën e punës në të dy institucionet dhe do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për qytetarët.
E gjithë kjo synon përmirësimin e koordinimit në trajtimin e materialeve kallëzuese që lidhen kryesisht me viktimat akuzuese. Përmes këtij memorandumi të dy institucionet angazhohen të bashkëpunojnë për të përmirësuar procedurat e trajtimit të kallëzimeve, objekt i këtij Memorandumi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Prokuroria#TopChannel