Report TV - BKH mbyll aplikimet për hetues, Hajnaj: Kandiduan mbi 650 persona

2020-12-23 0

BKH ka mbyllur aplikimet në orën 24:00 më 29 shtator dhe mbi 650 persona kanë aplikuar për hetues, të cilët do të jenë në luftë të vazhdueshme kundër krimit dhe korrupsionit. Drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj tha se procesi i përzgjedhjes do të jetë një proces i drejtë, objektiv, transparent, dhe i barabartë, duke identifikuar kandidatët/et më të mirë. Hajnaj tha se procesi i përzgjedhjes do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces.

Gjatë kohës së aplikimit, edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka bërë disa herë thirrje për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e hetuesisë së BKH-së. Ambasadorja Kim inkurajonte hetuesit e rinj se kishte ardhur koha për veprim të marrë veprime konkrete kundër krimit të organizuar në Shqipëri.