Basha: Plani anti-covid nuk eshte programi yne elektoral

2020-12-23 0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sqaruar sot planin e opozitës së bashkuar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se plani me 5 pika që është prezantuar një ditë më parë nuk është plani elektoral, por është vetëm për 6 muajt e ardhshëm deri në zgjedhje.

?Plani që kemi prezantuar dje nuk është plani ynë elektoral për qeverisjen e nesërme. Është plani pëer 6 muaj e ardhshëm për të luftuar pandeminë?, tha Basha.

Ai i bëri thirrje qeverisë që të adoptonte planin e prezantuar prej tij. ?Dua ta them edhe njëherë qartë dhe shkoqur, palni ynë anti kovid nuk është plani ynë elektoral, por është plani që i drejtohet qeverisë që të lërë palaçollëqet të ndalë vjedhjet dhe të ndihmojë qytetarët dhe tek bizneset që po vuajnë?, shtoi kreu i PD.

Basha këtë deklaratë e bëri pas një takimi me një biznes fason në Vorë, ku tha se të gjithë bizneset e kanë kuptuar se tani koha është për ndryshim.

?Gjithë shqiptarët e kanë kuptuar që ka ardhur koha për ndryshim. Ne këtë javë kemi shpalosur planin tonë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Fuqizimi nis nga biznesi dhe në kemi kërkuar që të ndihmohet biznesi. Një drejtim tjetër i rëndësishëm është rimarrja në punë e atyre që janë humbur punë dhe të ndihmojmë të vetëpunësuarit që rinisin punën?, tha kreu i PD./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/