Report TV- Akuzohet se dekonspiroi operacionet e OFL-së, shtyhet për nesër vendimi për Artan Shkëmbi

2020-12-23 0

GJKKO ka shtyrë  për nesër vendimin për Artan Shkëmbin, i cili u paraqit ditën e sotme për t'u njohur me masën e pezullimit të tij. Avokati i tij mbrojtës, Artan Broci ka kërkuar në seancë më shumë kohë që të njihet me dosjen.

"Klienti im do flas nesër pasi te njihemi me aktet. Nuk dimë asgjë sot gjykata na pranoi kërkesën të njihemi me aktet dhe shtyu seancën për nesër në orën 9:00", tha avokati BrociArtan Shkëmbi është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi akuzohet se dekonspiroi operacionet e OFL-së dhe për korrupsion, ku pritej të njihej me pezullimin nga detyra dhe të merren në pyetje, por senaca u shty për ditën e enjte.