Report TV - Debati me Gjinkurin/ Hajdari kërkon të shtyhet mbledhja e Komisionit të Ligjeve

2020-12-23 0

Seanca e sotme e diskutimeve nen për nen të drafteve për listat e hapura në Komisionin e Ligjeve është shtyrë dhe shkak është bërë bojkoti i opozitë parlamentare me arsyetimin se duhet të diskutohet fillimisht edhe propozimi i PD-së. Kjo është kërkuar nga deputetja Rudina Hajdari, e cila hasi në kundërshtimin e Damian Gjiknurit.

Gjatë mbledhjes Hajdari ka kërkuar mbylljen e mbledhjes dhe shtyrjen e saj pasi ka kërkuar që të diskutohet fillimisht edhe propozimi i PD-LSI në Këshillin Politik. Por kjo nuk është pranuar nga Gjiknuri duke thënë se në propozimin e PS flitet vetëm për koalicionet dhe jo për listat e hapura dhe pragun elektoral gjë që nuk e pengon diskutimin e sotëm te "Ligjet'. Në këtë fazë Rudina Hajdari iu bëri thirrje kolegëve të saj opozitarë që të bojkotojnë mbledhjen e komisionit.Diskutimi në seancën

Hajdari: Nuk duhet ta zhvillojmë këtë takim sot, ta shtyjmë, ne kemi një takim me opozitën jashtëparlamentare dhe do ishte e udhës. Nëse Gjiknuri do ti rrijë kodit zgjedhor për një kod zgjedhor sa më gjithëpërfshirës. Një takim tjetër pas këshillit Politik.

Gjiknuri:Kam theksuar që Komisioni i Ligjeve do shqyrtojë projektligjin në fjalë. Do synohet dakrodësia për çështjet që kemi këndvështrime të ndryshme dhe konsultimi vazhdon nesër në Këshillin Politik. Ne nuk e përfundojmë punën sot për të mbetur vetëm në ato pak gjëra që meritojnë kompromis më të madh.

Hajdari: Mendoj se për sa i përket propozimit të opozitës jashtëparlamentare prek në mënyrë të drejtpërdrejtë nenet që ne kemi sot. Shumw mirë Gjiknuri mund të vijë me firmë të draftit të PD dhe mund ta depozitojë në Komisionin e Ligjeve. Duhet të marrim parasysh dhe propozimet e opozitës jashtëparlamentare, nuk duhet të jetë një proces që duhet të fillojë sot. Nëse ju keni ndërmend të kaloni një pjesë të asaj që nuk doni të keni konsensus, është një gjë për tu parë. Ne duhet ta ndalojmë këtë mbledhje dhe të biem në Këshillin Politik dhe më pas të vijmë këtu dhe të përfshijmë pikat e opozitës jashtëparlamentare. Po bëni një gabim shumë të rëndë, nëse keni dëshirë ta bëni me frymë bashkëpunimi dhe konsensusi siç e do praktika ndërkombëtare, atëherë ju duhet të tregoni.

Gjiknuri: Zonja Hajdari për herë të parë ka ndryshuar mendim për Këshillin Politik. Opozita jashtëparlamentare ka ngritur vetëm një çështje, çështjen e koalicioneve. Hajde diskutojmë për listat, debati për koalicionet e ezauruar. Për çështjet e listave të hapura nuk kanë shprehur akoma, të gjithë argumentet përqendrohen te koalicionet. Ky proces do vazhdojë këtë por nuk e ndërpret as diskutimin në Këshillin Politik.