Grevës së naftëtarëve u është bashkuar dhe një punonjës i nënstacionit të Poçemit. Arben Aliaj thotë se punëtorët kanë më shumë se 20 paga që nuk i kanë marrë.
"Unë jam Arben Aliaj, jam ish-punonjës i nënstacionit të Poçemit dhe kam ardhur të mbështes grevën e naftëtarëve. Ata kërkojnë pagën dhe djersën e tyre. Të njëjtën kërkojmë dhe ne të nënstacionit të Poçemit, kërkojmë pagat e prapambetura. Si gjithë naftëtarët dhe ne jemi pjesë e uzinës. Kemi mbi 20 paga pa marrë. Ai objekt është i uzinës dhe sot kanë mbajtur vetëm disa prej punonjësve ndërsa të tjerët i kanë flakur në rrugë. Sot kam ardhur në mbështetje. Aktualisht jam papunë. Na kanë premtuar 7 paga ndërsa për të tjerat na thanë që do negociojmë por aktualisht nuk na kanë dhënë asgjë" - tha Aliaj.