Wake Up/ Dr. Arlind Lika: Arsyet pse Mali i Zi riktheu karantinën dhe shtetrrethim në disa qytete

2020-12-23 2

Mali i zi ishte i pari në Evropë që shpalli fundin e pandemisë gjatë muajit qershor. Ishin autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik të cilat në atë kohë deklaruan dy periudha të inkubacionit prej 28 ditësh pa raste të reja me koronavirus. Por situata nuk është më e tillë. Që prej dy ditësh tashmë është rikthyer "karantina" fillimisht në disa zona si Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhaje. Sipas autoriteteve rritja e menjëhershme e rasteve të reja me Covid19 ka detyruar rikthimin e masave kufizuese, duke vendosur "shtetrrethim" nga ora 22.00-05.00 të mëngjesit, si dhe ndalimin e funksionimit të shërbimeve të hotelerisë, por në disa qytete si Podgoricë dhe Kotorr do të ndalohet edhe shërbimi që ofrojnë baret përtej orës 22.00. Por sa të efektshme i shohin mjekët këto masa sepse karantina është parë vetëm si një mënyrë për ta shtyrë infeksionin thjesht në kohë dhe si janë pritur masat aty? Dr. Arlind Lika, mjek në Qendrën Shëndetësore në Ulqin dha arsyet se përse ishte e detyrueshme rikthimi në karantinë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Easy Viral Banner Traffic