Kërkesa e studentëve të Drejtësisë:‘ Përgjysmoni tarifat, nuk kemi zhvilluar mësim’

2020-12-23 1

Studentët e universitetit të Juridikut kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me pagesën e tarifës studentore per vitin akademik 2019-2020. Ata shprehen se e kanë të pamundur të paguajnë tarifën sepse familjet janë pa punë dhe kriza ka prekur edhe ekonominë e tyre. Përveç tarifës për shkollën, studentët kërkojnë edhe përgjysmimin e pagesës për konviktet. Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishin të ftuar disa studentë, Marash Logu ishte një ndër to, i cili ngriti një sërë problematikash që kanë prekur arsimin shqiptar dhe që po ndikojnë tek studentët ku kryesore mbetet përgjysmimi i tarifave duke u shprehur se ka disa arsye që kanë cuar në këtë ?revoltë?:
?? Gjendja e pandemisë Covid-19 nga periudha e marsit deri në qershor e bllokoi të gjithë aktivitetin e shoqërisë , të gjitha bizneset ose reduktuan aktivitet e tyre ose u mbyllën dhe kjo solli një sërë vështirësish për familjet shqiptare, vështirësitë ekonomike që ka sjellur pandemia në familjet shqiptare janë të njohura për këdo, reduktimi I vendeve të punës, disa u larguan nga puna, reduktimi I të ardhurave dhe sigurisht nëqoftëse familjet shqiptare preken do të preken edhe studentët sepse janë pjesë e këtyre familjeve, pra gjendja ekonomike është shkakui parë përse universitetet publike në bashkëpunim me ministrinë e arsimit duhet të rishikonin çështjen e tarifave. Së dyti studentët e masterit e filluan vitin akademik me vonesë, në datën 15 Nëntor, vetëm pak ditë më pas ishin tërmetet e 26 Nëntor që e ndërprenë universitetin për dy javë, më pas ishin pushimet e fundi vitit dhe praktikisht studentët e masterit kaë bërë mësim vetëm në periudhën janar-shkurt, kanë frekuentuar univerisitetin vetëm dy muaj?.Disa nga prindërit e studentëve kanë humbur vendet e punës por edhe vet studentët të cilët duhet të ndihmojnë familjen me punën që bëjnë kanë humbur vendet e punës ?? tha student Marash Logu, ndërsa rreshtoi edhe disa arsye të tjera përse duhet përgjysmuar tarifa në Univerisitet publike.