Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së nisi sot seancat dëgjimore me kandidatët e kualifikuar. Dëgjesa u zhvillua për pozicionet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Nënkomisionerit Shtetëror; Komisionit Rregullator; dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Mes emrave që raportuan këtë mbledhje të parë, ishin Helga Vukaj, ministrja e propozuar nga PD në vitin 2017 për të zënë vendin Arben Ahmetajt në Ministrinë e Financave, gjithashtu ish-anëtari i KQZ Bledar Skënderi dhe Agron Haxhimihali, drejtues i shoqatës së bashkive të Shqipërisë. Këtë të martë ishte planifikuar të raportonin 27 aplikantë por për shkak të kohës, një pjesë prej tyre do të vazhdojnë të mërkurën ku do të zhvillohet një tjetër mbledhje në orën 16:00 në ambientet e Kuvendit.Mes emrave që kanë për të raportuar ditën e nesërme para Komisionit është dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ilirjan Rusmaili i cili i është bashkuar garës për kreun e institucionit të ri që do të mbikëqyrë zgjedhjet në Shqipëri. Anëtarët e komisionit janë Damian Gjiknuri, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni nga socialistët, opozita parlamentare nga Myslym Murrizi dhe Edmond Stojku dhe i mandatuari i opozitës jashtëparlamentare pranë Komisionit, Oerd Bylykbashi për zgjedhjen e anëtarëve.