Report TV - Rrëfimi ekskluziv i gruas së Lefter Zhidrus në 'Pa Gjurmë': S'e kam denoncuar për dhunë

2020-12-23 1

TIRANË-24 shtatorit ishte një ditë tragjike për familjen Zhidru dhe një ditë po aq tmerruese për qytetin e Elbasanit ku 71-vjeçari Lefter Zhidru për 5 orë rresh qëlloi pa pushim drejt policisë dhe forcave RENEA për të mos u dorëzuar. Ngjarja përfundoi me ekzekutimin e tij dhe gjetjen e një sasie armësh dhe municionesh në banesë, për të cilat vetë familja e tij nuk kishte dijeni për ekzistencën.

Në një rrëfim ekskluzivisht për Report TV  bashkëshortja e 71-vjeçarit Lefter Zhidru,  Floresha Zhidru dhe vajza 14-vjeçare treguan në studion e emisionin ??Pa gjurmë??  versionin e tyre se si nisi e gjithë ngjarja që pati një fund tragjik. Floresha iu drejtua emisionit ?Pa Gjurmë? fillimisht me një mesazh, duke dashur të tregojë detajet e asaj dite, ndërsa hedh poshtë çdo akuzë të lëshuar mbi të, nga mediat. E kontaktuar nga stafi i emisionit, ajo mbërriti në studio bashkë me vajzën 14-vjeçare ku kërkuan drejtësi për vrasjen e bashkëshortit dhe babai nga forcat RENEA."Gjakun e burrit nuk duhet të ma kishte marrë shteti, ma la gocën rrugëve pa baba", tha Floresha dhe të njëjtën gjë kërkoi edhe e bija e viktimës "Dua drejtësi, kaq".Po si nisi i gjithë konflikti ditën e 24 shtatorit 2020? Floresha tregon se atë ditë Lefteri është ngritur mjaft i acaruar dhe agresiv dhe gjithçka ka lidhje me një konflikt 6-vjeçar me një fqinjin e tyre, Arjan Kalemaj, i cili e ngacmonte dhe provokonte vazhdimisht Lefterin. Ata ishin në një proces gjyqësor me fqinjin e tyre, ndërsa akuzoi shtetin se ndaj bashkëshortit të saj është bërë gjithmonë padrejtësi pasi nuk ka reaguar kurrë ndaj padive që ai kishte bërë për ngacmimet. Floresha Zhidru tha se atë ditë bashkëshorti i saj Lefter Zhidru ishte ngritur i tensionuar, përcolli vajzën për në shkollë dhe u nis në Tiranë për të blerë materiale gomisterie. Kur u kthyer ai ishte edhe më nervoz dhe shkak sipas saj duket se është bërë kërkesa e qiradhënësit që të largoheshin nga banesa brenda dy muajsh. Floresha tha se ai bërtiste emrin e Arjan Kalemajt, pasi sipas saj ishte ai që kishte kërkuar tek qiradhënësi largimin e tyre dhe kjo nervozoi Leferin, i cili nuk pranonte të largohej pasoi sipas familjes ato nuk kishin bërë asgjë, përkundrazi provokoheshin vazhdimisht nga fqinji i tyre Kalemaj.