Debati gazetari Rusta - Floresha Zhidrus: Shtëpia nuk kishte shumë orendi! Si nuk i keni parë armët?

2020-12-23 1

Pas zbardhjes së deklaratës së Floresha Zhidrus në polici nga Report Tv, në studio ka pasur debat mes saj dhe gazetarit Arsen Rusta. Ky i fundit është shprehur se nuk ka mundësi që një arsenal armësh si ai i gjetur në banesën e 71-vjeçarit të mos vihej re nga bashkëshortja dhe vajza.

Rusta: Banesa që ju jetoni, nuk ka shumë orendi. Si ka mundësi që nuk i keni parë armët?

F. Zhidru: Po të kisha dijeni, do e kisha denoncuar. Nuk do kisha jetuar me vajzën aty.

Rusta: Nuk e besoj. Po gënjeni. Janë gjetur 35 kallëpe tritoli, nuk mendoj se nuk i keni parë. Në fund do të jetë hetimi që do të vendosë. Atëherë do të thotë që ju keni jetuar vetëm në një dhomë. Tek soba u gjet një kallëp tritol. Keni terrorizuar një qytet. Mund ta parandalonit.

F. Zhidru: Nuk është e vërtetë.

Rusta: Bashkëshorti ju ka drejtuar automatiku?

F.Zhidru: Asnjëherë nuk kam pasur.

Duke lexuar deklaratën e Floresha Zhidrus, gazetari tha se dhe pronari i banesës u kishte lënë afat familjes që të largoheshin nga banesa. Bashkëshortja e 71-vjeçarit tha se nuk kanë pasur mundësi financiare për të kaluar në një tjetër shtëpi me qira.

Rusta: Vëllai i pronarit të banesës në 10 shtator kur Lefteri i ka dhënë qiranë i ka thënë që ke dy muaj kohë për të dalë nga shtëpia.

F. Zhidru: Nuk i ka marrë lekë. Lefteri kishte një kontratë me të.

Rusta: Kontratën nuk e ka pasur Lefteri por prej 12 vitesh e keni marrë ju sipas deklarimeve tuaja. Qiramarrëse jeni ju.