Janë dashur dekada por më në fund, edhe James Bondit i është hequr maska. Instituti i kujtesës kombëtare në poloni, ka publikuar në rrjetet sociale dokumentin e identitetit të James Albert Bond, i vërteti, agjenti sekret protagonist i sagës së famshme. Bëhet fjalë për një diplomat anglez që kishte mbërritur në varshavë në vitet 60, në mesin e luftës së ftohtë, dhe që për disa vite punoi në vend në fshehtësi. Sipas institutit, james bondi, mbërriti në poloni më 18 shkurt të 1964 dhe zyrtarisht iu dha një rol ushtarak në ambasadën britanike. Por shumë shpejt, ai u bë një mbikqyrës i posacëm i inteligjencës polake. Dokumentet tregojnë se si ai u infiltrua në objektiva ushtarakë në të paktën dy raste. U largua nga polonia në 1965. Por cfarë bënte në të vërtetë Bondi në varshavë? A u përmbush misioni i tij? Apo bëhej fjalë vetëm për një shaka, një tallje me shërbimet sekrete polake, duke patur parasysh se personazhi i Bondit ishte i famshëm në të gjithë botën që nga vitet 50? ? lexohet në postimin e publikuar në rrjetet sociale. ?Dijmë se në 1964 dhe 1965, gjendej në poloni dhe ka udhëtuar pak nëpër vend ? ka thënë për agjencinë e lajmeve reuters drejtoresha e arkivit, marzena kruk. ?I pëlqenin gratë, ashtu si edhe personazhit kinematografik me të njëjtin emër, por nuk përmendet askund martini. Madje nga informacionet që kemi, dijmë se i pëlqente birra polake?, thotë ajo.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JamesBond#TopChannel