#rtvora #rtvoranews
Numri dy i operacionit ?Forca e Ligjit? , Artan Shkëmbi në policinë e shtetit ka përdorur një program të koduar për dërgimin e mesazheve lidhur me një hetim për trafik droge të nisur nga Gjermania të shtrirë dhe në Shqipëri.
Rezulton se ka përdorur programin me pagesë për të nxjerrë të dhëna për rastin në fjalë
Ai pritet të dalë të mërkurën (nesër) para gjykatës.
?Encrochat? është sistem me pagesë që lejon shkëmbimin e mesazheve të transkriptuara që lexohen vetëm nga dhënësi e marrësi.
Vendimi i pezullimit u mor të djelen nga gjyqtarja e gatshme Etleva Deda pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet informacionet në lidhje me Shkembin kanë ardhur nga partneret e huaj kryesisht ata Gjermanë.
Burimet bejne me dije se kanë qënë këto shërbime që gjatë transkiptimit të bërë bisedave të personave të përfshirë ne aktivitet kriminal në shtetit gjerman, kanë zbuluar dhe komunikimin e numrit dy të OFl.
Rrjeti EncroChat është perdorur gjeresishr vitin e fundit nga rrjetet kriminale aqsa u be shqetësim per policite e disa vendeve te BE duke i detyruar agjentet te infiltrohen ne rrjet mes Marsit dhe Qershorit 2020 gjatë një hetimi në të gjithë Evropën.
Ky rrjet kishte rreth 60,000 abonentë në kohën e mbylljes së tij. Të paktën 800 arrestime janë bërë në të gjithë Evropën që nga 7 korriku 2020.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/hetimet-nendrejtori-i-ofl-se-artan-shkembi-dyshohet-se-dergonte-mesazhe-te-koduara/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv