Ora News - SPAK në veprim për shembjen e Teatrit Kombëtar, nis marrjen në pyetje

2020-12-23 0

#rtvora #rtvoranews

Katër muaj pas shembjes së Teatrit Kombëtar, dhe pas disa padive të dorëzuara nga Aleanca për Teatrin, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur hetimin. Akuza mësohet se ka bashkuar në një hetim të gjashtë paditë e bëra me argumentin se kanë të njëjtin objekt.

Tashmë SPAK ka nisur marrjen në pyetje të personave në lidhje me këtë çështje. Para prokurorëve ka dhënë shpjegimet e saj avokatja Adriana Kalaja, në cilësinë e autores së kallëzimit penal por edhe si dëshmitare pasi ka qenë prezente në vendngjarje gjatë shembjes së teatrit.

Artistët kanë denoncuar Bashkinë e Tiranës dhe Këshillin Bashkiak për shkelje ligjore në lidhje me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tyre, shkelje janë vërejtur në aktekspertizën e shkeljes, kalimin në pronësi por dhe në ndërhyrjen për shembjen rreth orës 4 e 30 të mëngjesit.

Po ashtu dhe raporti i KLSH që sugjeron rindërtimin ashtu si ishte dhe ku ishte, por dhe mbështetja nga partner ndërkombëtare për ta rikonstruktuar ndërtesën para shembjes, kanë qenë pjesë e argumenteve të aleancës.

Ndërkaq Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka cilësuar akt taleban shembjen e Teatrit Kombëtar si dhe shkatërrimin e vlerave arkeologjike në Durrës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/spak-ne-veprim-per-shembjen-e-teatrit-kombetar-nis-marrjen-ne-pyetje/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv