“312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm për të dalë nga kriza”, Basha jep paketën me 5 pika

2020-12-23 0

#rtvora #rtvoranews

Shëndetësia dhe biznesi janë dy sektorët më të prekur nga pandemia e Covid 19 dhe demokratët i kanë përfshirë në planin e tyre te rimëkëmbjes, i cili përban 5 shtylla. Masat për një valë të dytë të shpërthimit të pandemisë dhe ndihma për të pamundurit, të cilët humbën punën për shkak të karantinës renditen në krye të planit demokrat.

Partia Demokratike ka propozuar një paketë prej 312 milion euro per 6 muaj për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe menaxhimin e situatës së Covid-19.

Paketa përmban 5 pika, të cilat në thelb kanë mbështetje ndaj biznesit, mbështetje qytetarëve veçanërisht atyre të prekur nga virusi, mbështetje sistemit shëndetësor për një valë tjetër infektimesh dhe garantimin e masave anti-Covid në shkolla.

Basha: Kemi segmente të tëra të popullësisë që vazhdojnë të vuajnë edhe nga pasojat e tërmetit, biznesi është zhytur në krizë totale dhe e gjitha reflekton në krizën e përgjithshme të ekonomisë, gjendjen psikologjike të njerëzve dhe problemet e thella sociale të cilat vetëm sa shtohen ndërkohë që qeveria nuk ka asnjë përgjigje. Një pikë e menjëhershme e këtij plani duhet të jetë rimbursimi i plotë i të gjithë shpenzimeve të çdo të infektuari dhe familjarëve të tyre për kurimin nga Covid.

Lulzim Basha foli me shifra konkrete për ndihmën që i duhet dhënë biznesit të vogël dhe atij prodhues, të cilët u dëmtuan më shumë për shkak të mbylljes së madhe.

Basha: Bizneset e vogla shqiptare aktive të regjistruara në vend, një mbështetje të drejtëpëdrejtë me një çek prej 1000 eurosh për çdo biznes të vogël aktiv. Sa i përket biznesit prodhues dhe punëdhënësve të mëdhenj, dy masa: Për 6 muajt e ardhshëm subvencionimi 50% i qirasë për ambientet e punës ose heqja e taksës së pronës për bizneset pronare të ambienteve të punës dhe masa e dytë shtrirja në kohë dhe rikonsceptimi i kritereve të përfitimit nga të dyja skemat e garancisë sovrane, njëra për rrogat dhe tjera për investimet dhe shpenzimet operative.

Ndikimi në buxhet nuk është i vogël, por Lulzim Basha thotë se paratë janë, por ato shpërndahen në tendera dhe koncensione korruptive.

Basha: Anulohet Milot-Fier, të anulohet projekti për ta ndërtuar me 5-fish koston rrugën Korçë-Leskovik, të anulohen dhjetëra shpenzime të marra në kohë pandemie që kanë vetëm një qëllim, të mbushin xhepat e qeveritarëve të korruptuar.

Gjatë prezantimit të paketës, Basha tha se qeveria po e menaxhon situatën në nivelin e Afrikës, ndërsa tha se përballë paaftësisë së saj, le të marrë dhe të aplikojë propozimet e PD-së.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/312-milione-euro-per-6-muajt-e-ardhshem-per-te-dale-nga-kriza-basha-paketa-me-5-pika-nxjerr-vendin-nga-niveli-afrikan-i-trajtimit-te-pandemise/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Fa...