Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri u është përgjigjur argumenteve të parashtruara nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, duke shpjeguar të gjitha teknikalitetet dhe pretendimet e palëve para dhe pas marrëveveshjes së 5 qershorit.
Gjiknuri në përgjigjen e tij bën të ditur se do t?ia përcjellë Komisionit të Ligjeve materialin e dërguar nga opozita dhe shpreson që argumentet e tyre do të bëhen pjesë e debatit procedurial, i cili ka nisur dhe pritet të përfundojë në komision brenda datës 30 Shtator 2020, ndërsa kërkon një mbledhje të këshillit politik në 1 tetor.
Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik shkruan se gjatë debatit të fund Korrikut për amendamentet kushtetuese, qendrimi zyrtar i PD & LSI ka qenë se amendamentet kushtetuese ndalonin koalicionet, se ky ndalim vinte në kundërshtim flagrant me marrëveshjen e 5 Qershorit dhe prandaj amendamentet kushtetuese nuk duhet të miratoheshin në atë kohë.
Përpjekja juaj dështoi dhe sot ju e pranoni zyrtarisht se amendamentet kushtetuese nuk i ndalonin koalicionet. Por sot, ju keni nisur një betejë për të penguar miratimin e amendamenteve zbatuese të Kodit Zgjedhor.? ka thënë Gjiknuri.
Duke folur për bllokime të qëllimshme, Gjiknuri thotë se ky është një qendrim politik i pritshëm dhe coherent dhe vë në dukje se është keqpërdorur nga opozita nevoja për konsensus, duke abuzuar me rregullat e vendosura nga marrëveshjet politike.
Nga data 30 Korrik 2020 Shqipëria ka adoptuar sistemin zgjedhor me konkurim me lista të hapura kandidatësh. Shqipëria zgjodhi të hyjë në një epokë të re elektoralo-kushtetuese, në atë të votimit preferencial për kandidatët dhe të lerë pas epokën e votimit preferencial për partitë. Kjo zgjedhje nuk ka qenë sekret, nuk ka qenë rastësore, nuk është bërë pa dashje dhe as nga paqartësia. Ajo ka qenë një zgjedhje e vendosur dhe e qartë që në fillim. Votimin preferencial për kandidatët, listat e hapura, i kërkuan qytetarët shqiptarë dhe i imponuan po ata.
Reforma zgjedhore në Shqipëri ka një histori krejt të kundërt me kazusin e Kodit të Praktikave të Mira. Procesi aktual është në këmbë prej më shumë se dy vjetësh, nuk është i afërt me ditën e zgjedhjeve, nuk është i papritur dhe nuk është bërë për t?i siguruar mazhorancës avantazhe, por për të implementuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe amendamentet kushtetuese. Nuk mund të lihet në harresë fakti se për të gjetur kompromisin me PD & LSI Kuvendi u detyrua të hiqte dorë nga implementimi i shumicës dërrmuese të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informaci...