Top News - Rimëkëmbja nga covid/ Basha prezanton planin ekonomik

2020-12-23 0

Për të dytën herë në harkun e pak ditëve kryedemokrati Basha është ndalur tek situata ekonomike në vend, e rrënuar edhe më shumë për shkak të pandemisë nga covid 19.
Basha deklaroi se gjendja ku jemi sot është e pakrahasueshme me asnjë vend të rajonit apo të Europës dhe shtoi se vendi po përballet me një katastrofë potenciale, teksa i quajti faje dhe jo gabime ato që nuk janë bërë nga qeveria këta 6 muaj për menaxhimin e pandemisë.

?Prej më shumë se 6 muaj Shqipëria po lëngon nga efektet e pandemisë COVID e cila ka nxjerrë zbuluar disa plagë të thella strukturore të ekonomisë dhe shëndetësisë shqiptare. Për fat të keq këto 6 muaj nuk kanë shërbyer për të hartuar dhe vënë në jetë një plan efikas masash për të ndihmuar njerëzit apo të përmirësojë përgjigjen shëndetësore ndaj COVID-it drejtpërdrejt dhe efektin që kjo pandemi ka pasur tek pacientët dhe familjarët e tyre. Të gabosh është njerëzore ndonëse për PD nuk janë gabime, por janë faje ato që nuk janë bërë këto 6 muaj?.
Duke iu rikthyer muajit mars, kur virusi i rrezikshëm preku edhe Shqipërinë, ndërsa në Evropë shifrat e të prekurve dhe viktimave ishin të larta, Basha tha se janë paraqitur propozime konkrete nga opozita, por që nuk i zbatuan nga qeveria.

Nga marsi ne kemi paraqitur propozime konkrete, një pjesë u adaptuan në letra po nuk zbatuan kurrë. Gjendja ku jemi sot e pakrahasueshme me asnjë vend të rajonit e lë më vende europiane. Nuk jam sot këtu për të drejtuar gishtin. Ndërkohë që të njëjtët shkaktarë të kësaj gjendjeje keqmenaxhimit të pandemisë dhe efektet pandemike të saj vazhdojnë lojërat propagandastike vendi po përballet me një katastrofë potenciale.

Takimi me ekspertët e PD kishte si temë planin e rimëkëmbjes dhe 5 pikat e tij. Ai përmendi ndër to mbështetjen e personelit shëndetësor, garantimin e arsimimit të fëmijëve, mbështetje për cilindo që ka humbur vendin e punës, ndihmë për biznesin e vogël dhe së fundi, mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#PlaniEkonomik#TopChannel