Infermierja pjesë e ekipit që shkoi në Itali, por me një detaj të veçantë dhe shumë frymëzues

2020-12-23 1

Të rrallë janë njerëzit që i buzëqeshin jetës me të gjitha vështirësitë e saj dhe jo vetëm me suprizat e bukura që jeta na sjell. Dhe Fjoralba Lushi është pikërisht një ndër këto persona të rrallë, e cila vlerëson gjithçka të bukur, por edhe vështirëistë apo të papriturat që jeta ka rezervuar për të.Ajo ishte vetëm 12 vjec kur një aksident fatal do ti ndryshonte jetën përgjithmonë, duke i amputuar këmbën:
Fjoralba tashmë është infermiere në krye të detyrës, si një heroinë e vërtetë ajo shërben në spitalin infektiv, ku aktulisht po kurohen të prekurit nga Covid-19, një detyrë e cila nuk është aq e lehtë por të cilën ajo e kryen me shumë dashuri, ndërsa tregon edhe për gjendjen e pacientëve brenda infektivit:
?? Për momentin ne jemi familjarët, jemi mjeket, infermierët, të afërmt, shoku shoqja ata vetëm neve na kanë për momentin dhe janë shumë kurioz si jemi ne jashtë pavionit, janë shumë kurioz madje të thojnë ke Facebook të shohim si je në të vërtetë ato që janë në gjendje të mirë? Patjetër krijon afeksion, kam nja dy pacientë që më dhimbsen në shpirtë, njëri është 24 vjeç dhe është më shumë I frikësuar se sa I prekur dhe ai kërkon shumë mbështetje që ti qëndrosh aty gjatë gjithë kohës dhe fakti që është I ri moshë me mua e përjetoj kështu. Pastaj një pacient tjetër është patrioti im dhe atë e dua?.fiksohesh keq me pacientët, unë ka raste dal dhe I kam sytë e fryrë të ënjtur?.?? thotë ajo për situatën aktuale.
Ajo ka forcë dhe kurajo dhe këtë e tregon edhe vendimi për të shkuar në Itali gjatë kohës së pandemisë për të ndihmuar:
??Atëherë ishte shumë e frikshme, nuk dinim asgjë, në momentin që shkelëm në tokën italiane ishim të gjithë si të frikësuar?.Dy ditët e para na prezantuan me stafin e pavionit e repartit? Dhe pastaj vazhduam direkt. Detyra ime ishte në terapi, që bënin cdo ditë, dhe mjafton që futeshe nga katër orë, pse orë visheshe dhe për pesë orë nuk dilje nga aty. Nuk ishte vetëm pjesa e terapise por ato nuk kishin askënd, do e ushqeje, do i rrije afër, më shumë bëje psikologen sesa infermieren ?? shprehet ajo.

Free Traffic Exchange