Top News - Administrimi i pallateve/ Do gjobiten ata që nuk paguajnë

2020-12-23 1

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur banorët e pallateve ankohen për fqinj problematikë që nuk paguajnë detyrimet, që nga tarifat për ashensorët, tarifat për pastrimin, ndriçimin, apo edhe për probleme që shfaqen në ambientin e përbashkët.

Por duket se tashmë pakënaqësitë që kanë ndaj njëri tjetrit nuk do të kalojnë aq lehtë. Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar se do ta zgjidhë këtë ngërç. Ata që nuk paguajnë detyrimet për mirëmbajtjen e pallatit (hapësirave të përbashkëta) do të gjobiten dhe detyrimet do t'i paguajnë në faturën e ujit. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak janë paralajmëruar ndryshime ligjore në muajt në vijim që fuqizojnë kompetencat e administratorëve të pallateve.

Agron Haxhimali, Drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive sugjeroi në ?Wake Up? në Top Channel mënyrën se si mund të zgjidhet kjo përplasje.


?Nëse unë do isha administratori, do mblidhja gjithë banorët, kryefamiljarët e atij pallati, do ju vija në dispozicion këtë kontratën, e cila është hartuar në bazë të ligjit, në bazë të rregullave. Kjo kontratë tregon që qytetarët, banorët, e një pallati në bashkëpronësi duhet të mblidhen të organizojnë asamblenë e tyre, të zgjedhin një kryetar asambleje dhe kjo e fundit të zgjedhë një administrator dhe ky të hartojë politikat e mirëmbajtjes së pallatit me bashkëpronësi.Këtu do të përcaktohet çfarë shërbimesh do të japin dhe cila do të jetë pagesa për shërbimet?.

Parashikohet që administratorëve t?u jepet fuqia për të vendosur masa penalizuese edhe për ndotësit e ambienteve të përbashkëta, një problem ky në fakt i konstatuar dhe i denoncuar herë pas here ne media.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AgronHaxhimali#KëshilliBashkiak#TopChannel