Të rrallë janë njerëzit që i buzëqeshin jetës me të gjitha vështirsitë e saj dhe jo vetëm me suprizat e bukura që jeta na sjell. Dhe Fjoralba Lushi është pikërisht një ndër këto persona të rrallë, e cila vlerëson gjithcka të bukur, por edhe vështirëistë apo të papriturat që jeta ka rezervuar për të.Ajo ishte vetëm 12 vjec kur një aksident fatal do ti ndryshonte jetën përgjithmonë, duke i amputuar këmbën:
?? Unë po ikja për në shkollë, ishte ditë me shi, kështu me bubullima dhe nuk është se më pa makina që më aksidentoi kur po ikja për shkollë, në autostradën e Rinasit, pata një përplasje me makinë, pra më përplasi një makinë dhe realisht nuk mbaj më mend asgjë dhe kam qëndruar e pavetëdijshme për një kohë të gjatë pastaj familja ishte ajo që më qëndroi afër gjatë gjithë kohës për cfarëdolloj gjëje, isha dhe shumë e vogël, dhe e përjetuam shumë keq që të gjithë. Ne jemi familje e mafhe, 6 fëmijë të gjithë ishim shumë keq, me mua në krye, ishte periudha që unë pata një amputacion të këmbës, nuk po më qarkullonte gjaku dhe duhej prerë këmba poshtë gjurit?kjo ndodhi disa ditë më vonë, dhe unë nuk isha e vetëdijshme?.. unë isha shumë e vogël dhe nuk më treguan që nuk e kisha më këmbën, e kisha humbur dhe kur e mjekonin gjihtmonë mami mbante carcafin përpara, më pas e kisha kuptuar avash avash vet ndërsa një dark e pyes mamin që cfarë kam tek këmba sepse e shoh që e kam më të lehtë se tjetra dhe këmbën tjetër e kisha thyer dhe kisha proteza në këmbë ndërsa pjesën tjetër e kisha humbur dhe mami po përpiqej të më shpjegonte që njëra isha më e rëndë për shkak të protezës?..por që unë e kisha kuptuar dhe kishte momente që unë thoja më dhemb gishti I madh I këmbës por të jep ndjesinë e dhimbjes së gishtit dhe mbaj mend që prindërit vetëm qanin sepse dyfish që nuk e dija, dyfish për dhimbjen?.nuk e kisha kuptuar rëndësinë e humbjes së këmbës edhe kur ma shpjegoi mami nuk reagova keq?.pastaj me kalimin e kohës e kuptova sa humbje e madhe ishte?? u shpreh ajo.
Ajo u shpreh se kjo ka ndikuar gjithmonë në jetën e saj sociale, ka qenë një kompleks që është munduar ta fshehë, por tashmë gjithcka ka ndryshuar:
?? Deri vonë unë e kam pasur këtë idenë që kur më pyesnin se cfarë të ka këmba, kisha vetëm një shprehje kam probleme me këmbën, dhe kaq nuk e zgjasja, nuk e tregoja. Kam pasur shumë probleme për ta treguar, vishesha në një formë që mos të vihej re, edhe ecjen e kam shumë të mirë fatmirëisisht, nuk është se vihet re por që normal kur ulesh, pantallonat ngushtohen ke mbënë dhe detyrimisht vihen re.
Ti e ke problem kur ta shohin protezën?
?? Unë e kam problem sepse edhe tek grupi futbollit mund të jem unë e vetmja që nuk e heq protezën.
Ndërsa tregon për grupin e futbollit, që ka krijuar bashkë me vajzat e tjera që kanë probleme me gjymtyrët:
?? Ne jemi një grup futbolli që jemi të gjithë kështu me gjymtyrë të amputuara, grupi futbollit është shumë i mirë, jemi shumë të lumtura dhe e kuptojmë mirë njëri -tjetrin, kemi vendosur të lozim top me paterinca...