Uniko - Breçani: Lefter Zhidrun do e mbaja te rrethuar me jave nese do dija qe kishte tritol

2020-12-23 0

Ish-shefi i shtabit RENEA dhe ish-drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani ka dhënë argumentet e tij nëse operacioni i RENEA-s më 24 Shtator për të vrarë Lefter Zhidrun ishte i suksesshëm ose jo.
I ftuar në emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus për të folur pikërisht për këtë çështje, Breçani ka treguar se cilat janë detyrat e forcave speciale të RENEA-s dhe si veprojnë në të tilla situata.
?Duke ju referuar veprimeve që kryen RENEA, ishte një operacion i mirëorganizuar dhe ishte një operacion i mirëfilltë për ta kryer vetëm RENEA. Sepse misioni dhe detyra e saj është për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, dhe ky paraqiste rrezikshmëri të lartë. Reparti RENEA është një strukturë e mirëorganizuar. RENEA është e krijuar që në vitin 1999. Në strukturën e RENEA bëjnë pjesë njësia e ndërhyrjes taktike, njësia e vëzhgimit, njësia snajper, njësia e zhytjes, janë edhe njësi të tjera që janë pranë RENEA, siç është njësia e negociimit, njësia anti-eksploziv, dhe njësia e helikopterëve. Në shërbime të tilla përfshihet i gjithë reparti RENEA për persona me rrezikshmëri të lartë. RENEA merr urdhër vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kur e vlerëson që duhet të ndërhyjnë në këto raste. Ky ishte një rast specifike që RENEA duhet të ndërhynte. Për mendimin tim, RENEA i ka kryer veprimet me shpejtësi dhe ka bërë kufizimin e banesës me perimetër të afërt dhe me perimetër të largët. Veprimi i parë që kryen RENEA është marrja nën kontroll e banesës së objektit duke kufizuar dhe duke bërë të pamundur daljen nga kufizimi të personit. Snajperat nuk janë vetëm për të ekzekutuar, por edhe për të vrojtuar, për t?i dhënë informacion grupit që të bëjë ndërhyrjen e planifikuar. Gjithmonë ku vepron RENEA, janë të përfshirë grupet e njësisë së snajperave. Në një snajper veprojnë dy snajperista, sepse një snajper nuk rri gjithmonë me syrin në objektiv, por janë dy snajperista.
Breçani thotë se një njësi e rëndësishme e forcave speciale është edhe negociatori.
?Aty janë kryer të gjitha etapat që duhet të shkojnë në ndërhyrjen e planifikuar. Është kryer negociimi. Nëse negociatori nuk e jep OK që bëra maksimumin, sepse negociatorët e RENEA janë të specializuar, jashtëzakonisht të suksesshëm se ka pasur shumë raste në vite që kanë bërë të mundur dorëzimin e personave që është edhe suksesi i një operacioni. Në rastin me pengje, snajperistët nuk lejohet të gjuajnë mbi 150 metra distancë. Këtu ka qenë distancë më e afërt?.
Duke folur për kallëpet e tritolit që u gjetën brenda apartamentit të Lefter Zhidru, Erzen Breçani theksoi se po të ishte vetë në krye të këtij operacioni, ai nuk do të kishte dhënë urdhrin për të hyrë brenda banesës nëse do të kishte dijeni për ekzistencën e lëndëve shpërthyese. Në këtë situatë, ai deklaron se do ta mbante personin e armatosur për javë të tëra nën rrethimin e RENEA-s, deri sa autori të dorëzohej.
?Nëse do të kishin dijeni, kjo ndërhyrje nuk duhet të ishte bërë. Forcat speciale janë përgatitur të krye...

Free Traffic Exchange