Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidru që u vra nga policia, ka folur ekskluzivisht për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus.
Thanasi thotë se vëllai i tij i ndjerë Lefteri Zhidru punonte me tregti gomash drejt Rumanisë në vitet 1992-1993.
?Një punëtor i padëgjuar ndonjëherë, një mekanizator i zoti. Nuk di njeri një llaf të keq nga Lefteri, një njeri logjik, një njeri që përpara çdo gjëje do vendoste logjikën e pastaj të fliste. Kështu vazhdoi deri sa u prish sistemi edhe ai ka takuar një inxhinier rumun që bëri maternitetin e ri të Sarandës. Në ?92-?93 me atë punoi si shofer për 6 muaj, bashkë me atë bënin tregtinë e gomave nga Rumania edhe pulla për gomat. Na ka vdekur një vëlla edhe ky është i dyti që po na lë. Ai vazhdonte të punonte këtu. Takoheshim shpeshherë edhe na thoshte që më vete mirë tregtia. Nuk kishte Lefter Zhidru që të ngatërrohej në një kohë të tillë. Në ?97, ai nuk na lejonte ne të merreshim me armë. Thoshte nuk ka ç?të duhet arma. Edhe ai asnjëherë nuk është ngatërruar me armë. 15 ditë pa u takuar me Lefterin. Kishte ardhur këtu, shiste pulla gome. Tre ditë para se të ndodhte kjo, motra e kishte marrë në telefon, në Skype?.
Thanas Zhidru ka dyshime mbi rolin e bashkëshortes së të vëllait, znj. Floresha, për të cilën thotë se ajo nuk e lejonte vajzën e mitur që të fliste me të. Ai shkon më tej kur thotë se Floresha duhet të denonconte në polici nëse kishte dijeni për municionet që Lefter Zhidro mbante në banesë, teksa e gjithë ngjarja i duket e dyshimtë dhe e orkestruar nga persona të tjerë. Megjithatë, ai shprehet se çdo gjë ia ka lënë drejtësisë dhe pret nga hetimet që të zbardhet vrasja e vëllait të tij.
?Diçka nuk shkon këtu, se mesa dëgjoj që ka shkuar në polici (Floresha) edhe ka raportuar. Lefteri asnjëherë nuk merrej me armë, sepse armë ai kishte fjalorin. Me asnjëlloj grupi. Këto unë s?kam për t?i besuar. Sikur 1 mijë plumba të më vinë në ballë, nuk kam për ta besuar kurrë. Më vjen keq për gjithë këtë baltë që po i hedhin.
Nuk ka qenë oficer, vetëm zetorist, mekanizator. Kush e ka nxjerrë që Lefteri ka qenë oficer? Kush e ka nxjerrë që Lefteri ka punuar në uzinë armësh? Kush e ka nxjerrë që Lefteri është lidhur me mafien e Rumanisë dhe të Bullgarisë? Vetëm pres që të dali e drejta, qoftë e hodhur qoftë e drejtë.
Aty ka një dorë të zezë të tretë që e ka bërë atë punë. Se të bëhet kjo punë brenda 4 ditëve, që motra e mori në telefon edhe ishin kaq të gëzuar. Kishin blerë një palë divane në shtëpi. Nuk ka mundësi që Lefter Zhidru nga një engjëll të kthehej në djall. Lefteri nëse vërtetë e ka zgjedhur këtë rrugë, diçka shumë të fortë e ka detyruar. Edhe nuk merrej asnjëherë as me dinamitë, as me armë.
Në qoftë se Floresha e dinte që ai kishte nga ato në shtëpi, pse s?kishte vajtur më përpara të lajmëronte policinë? Këtu ka një pikëpyetje të madhe. Nuk e linte Floresha (vajzën) se unë e pyeta vajzën, edhe Floresha nuk e linte të hapte gojë. Këtu mua më lind dyshimi. Por nuk mund të them dot asgjë pa më...