#rtvora #rtvoranews
Eksperti për çështjet zgjedhore, Kristaq Kume, mirëpret vendimin e mazhorancës për të mos kaluar kodin e ri zgjedhor për miratim në Kuvend seancën e kësaj të enjteje.
Tërheqjen ai e sheh të lidhur me apelin e ndërkombëtareve, posaçërisht të diplomates amerikane Yuri Kim.
Kristaq Kume: Është një veprim i mirëpritur. Pasqyrimi i ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor duhet të bëhet me dakordësinë e të gjithë palëve. Në të kundërt procesi zgjedhor vendoset në një situatë jo normale.Kjo nuk është gjë tjetër veçse ndërhyrje e ndërkombëtarëve. Kemi treguar që nuk i rregullojmë dot gjërat vetë.Nëse palët nuk bien dakord në Këshillin Politik, ndërhyrja dhe presioni ndërkombëtar duhet të jetë më i madh.
Rol kyç në këtë proces sipas tij duhet të ketë edhe OSBE-ODIHR.
Kristaq Kume: Jemi në kushtet kur partitë politike kanë prezantuar opsionet e tyre, ato nuk janë të njëjta. Nëse nuk arrihet dakordësia gjithçka duhet të shkojë te OSBE-ODIHR që ata të japin rekomandime dhe këshillën teknike sesi mund të kapërcehet ngërçi.
Për Ora Neës, Kume analizoi propozimet e të gjitha palëve politike për ndryshimet në kodin zgjedhor, duke nënvizuar se mazhoranca termin koalicion e ka përdorur si term spekulativ. Rezerva ka edhe për propozimin e tyre për hapjen e listave 100%.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ndryshimet-ne-kodin-zgjedhor-kume-analizon-propozimet-ps-i-perdor-koalicionet-si-term-spekulativ/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv