380 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri/ Zbulohen 132 raste të reja - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-23 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka shkuar në 380 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri. Këtë të hënë humbën jetën edhe tre pacientë të tjerë, të gjithë me sëmundje bashkëshoqëruese.Marjeta Dervishi nga Ministria e Shëndetësisë deklaroi se e humbën betejën me virusin një 58-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçar nga Lushnja dhe një 66-vjeçar nga Fieri.Nga ana tjetër, nga 824 persona të testuar në orët e fundit, u konfirmuan pozitivë 132 persona. Sa u takon të shëruarve, këtë fillimjave ishin 95.Kurse në dy spitalet COVID janë të shtruar 185 pacientë, duke shënuar kështu një rritje krahasuar me ditët e tjera. Nga të shtruarit, 16 janë në terapi intensive dhe katër të intubuar.