Gjendet pas 22 vitesh/Nëna rrëfen takimin e parë: Vajzën e kishin trafikuar, as mbiemrin s'kujtonte

2020-12-23 2

U duk e pabesueshme për familjarët, por jo vetëm edhe për publikun, kur në janar të këtij viti emisioni ??Pa Gjurmë" në Report TV dha lajmin e shumëpritur për gjetjen e Teuta Rrahmanit, zhdukur për 22 vite me radhë. Teuta vendosi të rilidhte kontaktet me familjarët, kur përmes një telefonate live ku përcolli emocione të papërshkrueshme. Pas këtij lajmi të mirë prindërit Milazim dhe Gëzime udhëtuan nga Shqipëria drejt Holandës për t?u takuar me të bijën. Lajmi për gjetjen e vajzës që u zhduk 14 vjece, preku zemrat e të gjithëve ne. Të njëjtat emocione i risollëm edhe këtë hënë, kur ?Pa gjurmë? shfaqi për herë të parë fotot, nga ky takim i përmallueshëm, të prindërve me vetë 36-vjecaren Teuta Rrahmani. Që nga pritja në aeroport e deri tek qëndrimi i gjatë duke shuar mallin ndër vite. Ata u pritën në shtëpinë ku 36-vjecarja jeton me bashkëshortin, një shtetas holandez dhe dy fëmijët e saj. E ftuar në studio, nëna e saj përcolli emocionet e përjetuara dhe të ndjera, në bisedat e gjata të bëra nënë e bij. Ajo tha në studion e ?Pa Gjurmë? se edhe Teuta kishte 5 vite që i kërkonte, por nuk kishte mundur t?i gjente pasi nuk mbante mend mbiemrin e saj. Me sytë plot gëzim nëna e Teutës përshkruan edhe një herë castin kur ?Pa Gjurmë? i komunikoi lajmin, moment kur iu rikthye shpresa e humbur.

?Ju u bëtë shkaktare që gjeta vajzën. Në fund unë i humba shpresat, por nuk i humbe ti. Madje doja të hiqja dorë përfundismisht për ta kërkuar. Kur ju na morët në telefon jam çmendur fare. Thashë kjo do jetë shpresa e fundit.U nisëm me bashkëshortin dhe djalin dhe qëndruam një javë atje. U takuam me Teutën. Ajo kishte 5 vite që kishte nisur kërkimet. Kontaktet me Shqipërinë i kishte humbur plotësisht. Ne folëm shumë gjatë si nënë e bij. Nuk e kam pyetur për jetën që ka bërë, e rëndësishme është që gjeta vajzën dhe e gjeta mirë. Ajo ishte munduar nëpër rrjetet sociale, por kishte harruar mbiemrin e saj, kishte harruar edhe gjuhën. Teuta nuk ka ardhur akoma në Shqipëri. Flasim dy herë në ditë. Që kur pa emisionin, Teuta ka parë vehten aty. Bashkëshorti e dinte të gjithë historinë e vajzës. Ai e mbështeste shumë Teutën, për të na gjetur. Dashtë Zoti kështu të përfundojnë të gjithë. Të gjejnë familjarët sic gjeta unë Teutën. Më ka thënë se në Shqipëri do të vij shumë shpejt?, përfundon rrëfimin plot emocione nëna e Teutës, Gëzime Rrahmani.

Teuta nuk është e vetmja që është gjetur në emisionin Pa gjurmë në Report TV, por është një nga rastet që jep shpresë. Një histori sa e dhimbshme, por me një fund të lumtur jep shpresë për qindra të tjerë të humbur që janë kërkuar dhe kërkohen ende në emisionin ?Pa Gjurmë?. Misioni i Pa Gjurmë në Report TV vazhdon me të tjera ?Teuta??

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 15:00 në ekranin e Report Tv