Tragetet nga Durrësi dhe nga Bari janë nisur me 10 orë vonesë për shkak të motit të keq.
Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se forca në det të hapur ishte 8 ballë, e megjithatë në mëngjes situata ka nisur të qetësohet. Moti i keq ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës këtë të hënë. Shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë ka shkaktuar disa dëmtime përgjatë Lungomares.