Ora News - PD: Po vidhen paratë e qytetarëve për inceneratorin e Ramës dhe Veliajt

2020-12-23 0

#rtvora #rtvoranews

Partia Demokratike akuzon ErionVeliajn se sëfundi ka transferuar edhe 1 miliardë lekë të tjera në parajsë fiskale.

Sipas selisë blu lekët transferohen në llogari të inceneratorit të Tiranës i ngritur me firmën e Ramës dhe Veliajt, por siç thuhet pronarët e vërtetë janë të fshehur pas llogarive në parajsa fiskale.

Zhupa: Për inceneratorin e Tiranës, që duhet të ishte një investim privat, pa para publike, Erion Veliaj ka paguar së fundmi edhe 1 miliardë lekë te tjera. Nga taksat e rritura, që duhet të përktheheshin në shërbime më të mira për qytetarët, paguhet 1 milard lekë për biznesin privat të ngritur me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës janë të fshehur pas llogarive në parajsa fiskale, por për llogari të këtij biznesi, Erion Veliaj rriti pak kohë më parë tarifën e pastrimit për qytetarët e Tiranës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pd-po-vidhen-parate-e-qytetareve-per-inceneratorin-e-rames-dhe-veliajt/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv