Gjiknuri: Cili vend ka lista të hapura e koalicione?! Murrizi: Në tetor çoj në 'Kushtetuese' Kodin

2020-12-23 1

TIRANË- "Ndodh një tërmet i madh politik, ndryshoi Kushtetuta, kështu që jemi të detyruar të ndryshojmë Kodin"! Kështu e argumentoi Damian Gjiknuri propozimin e PS për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore gjatë shqyrtimit të propozimeve në Komisionin e Ligjeve.

Duke marrë si shembull Bashën dhe Kryemadhin, përfaqësuesi i mazhorancës shpjegoi pse sipas tij, është e pamundur të ruhen koalicionet parazgjedhore me lista të hapura.