Studentet: Pergjysmoni tarifat - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë të hënë, edhe studentët e nivelit master të fakultetit të drejtësisë kërkuan përgjysmimin e tarifës për vitin akademik 2019-2020. Ata u shprehën se tërmetet e vitit të shkuar dhe situata e krijuar nga pandemia jo vetëm dëmtuan rëndë ekonominë e familjeve të tyre, por u bënë shkak për ndërprerjen e procesit mësimor. STUDENTËT?Shumica e studentëve dhe familjeve të tyre mezi ia dalin të përballojnë kostot e studimeve të fëmijëve të tyre në kohë normale, aq më tepër në kohën e pandemisë kur vendet e punës u mbyllën apo u reduktuan në masë, çka solli papunësi te prindërit apo edhe të vetë studentët e punësuar. Vështirësitë dhe pamundësia ekonomike duhet të ishin marrë parasysh nga Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Tiranës.??Praktikisht, studentët e masterit kanë bërë vetëm dy muaj mësim Janar - Shkurt, dhe nuk mund të paguajnë të njëjtën tarifë sikur kanë bërë rregullisht. Edhe shërbimet e marra nga studentët gjatë kësaj kohe kanë qenë fare minimale.?Përfaqësuesit e studentëve, kërkuan po ashtu reduktimin e shpenzimeve të Universitetit të Tiranës të parashikuara nga Bordi i Administrimit. ?Në vitin 2019, Universiteti i Tiranës shpenzoi 660 mijë euro për roje private, karburant, dieta, udhëtime, telefon, orendi zyre. Nga kjo shumë 471 mijë euro janë shpenzuar për siguri.Sikur këto shpenzime absurde dhe të paarsyeshme të reduktoheshin, kërkesa e drejtë e studentëve do të mund të realizohej.?Studentët e drejtësisë të nivelit master paguajnë sot 750 mijë lekë për një vit akademik dhe me përgjysmimin e tarifës, shpenzimet e tyre bien në 375 mijë lekë. Ndërkohë, pak ditë më parë, ishin studentët e ekonomisë ata që protestuan për të njëjtën çështje. Ata paguajnë 1 milion e 50 mijë lekë për vitin mësimor.Bordi i Administrimit u ka premtuar studentëve një zgjidhje përpara 30 shtatorit, datë e cila është afati i fundit për kryerjen e pagesës për këtë vit akademik.

Free Traffic Exchange