Miratohet në parim Kodi Zgjedhor/ PS: Koalicionet, me listë unike - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ndryshimin e Kodit Zgjedhor për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë. Nevoja për një reformë tjeter zgjedhore lindi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në 30 korrik. DAMIAN GJIKNURIDEPUTET, PS?Ndodhi një tërmet i madh politik, ndryshoi Kushtetuta, kështu që jemi të detyruar të ndryshojmë Kodin. Ndodhi një tërmet politik që prishi një traditë se kanë qejf fjalën tërmet prandaj e them unë. Unë e thashë për provokim. Fjala tërmet ka dimensione të shumta. Ndodhi një lëvizje tektonike politike.? Për shkak të Kushtetutës së re, socialistët, deputetët që kanë dalë nga listat e PD e LSI dhe opozita kanë hartuar secila draftin e saj. Drafti i mazhorancës parashikon që koalicionet do të jenë vetëm me listë unike, që përbën debatin më të fortë me demokratët. DAMIAN GJIKNURIDEPUTET, PS ?Për shembull, Lulzim Basha numri 1 në Tiranë, Monika Kryemadhi numri dy dhe treshin ja lemë Shpëtim Idrizit. Unë po tregoj si do jenë listat e opozitës sipas mendimit tim! Si e mendoj unë listën po të isha Lulzim Basha, po s?jam. Elektorali është i qartë, edhe numri 2 edhe numri 5 është i qartë i LSI-së! Pra nëse zgjidhet, Monika atje thotë është mandati i LSI-së. Numri 5 zgjidhet Brahimllari, pra ata janë të qartë dhe formojnë grupin e tyre parlamentar.? Por modeli i koalicioneve nuk përbën shqetësim për opozitën parlamentare, e cila këmbëngul në hapjen e listave të pakten sipas parashikimit kushtetuese deri në 2/3 e kandidatëve. MYSLYM MURRIZIKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR ?DEMOKRAT??Nëse kaloni këtë draft do ta çojmë në Kushtetuese. Edhe Verr Llapa të jetë gjykatës e hedh poshtë. Gjiknuri ti me zero vota ke ardhur në parlament pasi ke marrë votat nga PS. Ajo kërkoni të bëni si lojë që një subjekt të marrë 1000 vota ndërkohë ai tjetri duhet të marrë 12 mijë vota për ta kaluar kjo është tallje.?Por pavarësisht qëndrimit të opozitës parlamentare, duket se e vetmja çështje që socialistët janë gati të negociojnë është pragu kombëtar, të cilin deputetët që kanë marrë mandatet e PD dhe LSI e kërkojnë të jetë i ulët, 1%.