http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i operacionit ?Forca e Ligjit? Artan Shkëmbi, është pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Vendimi eshte marre pas informacioneve nga partnerët ndërkombëtarë se kryesuesi i OFL-së, ka nxjerrë sekrete hetimore në këmbim të parave nga subjektet që do të hetoheshin.Sipas burimeve, SPAK ka nisur një hetim ndaj tij prej pak kohësh.Ndërsa Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi është njohur me kërkesën e SPAK ka kërkuar nga numri një i Policisë së Shtetit, pezullimin e Shkëmbit.Ky eshte hetimi i pare i Prokurorise se Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar qe prek nivele të larta drejtuesish në Policinë e Shtetit. Ende nuk dihet se për cilën çështje ish-kreu i OFL-së akuzohet se ka dekonspiruar operacionet policore. Shkëmbit i është komunikuar pezullimi paraditën e kësaj të hënë. Në 27 shkurt, ai kaloi Vetting-un pasi nuk kishte probleme me pasurinë dhe figurën e tij.Më herët ai ishte dhe pjesë e garës për kreun e BKH, por që nuk arriti të kualifikohej në fazën e testit të poligrafit.