Dy javë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e zonës ku do të lejohen lojërat e fatit të llojit Kazino në kryeqytet, Ministria e Financave ka shpallur garën pajisjen me licencë . Zona e lejuar është nga rruga "Urani Pano?, tek rruga ?Dedë Gjon Luli?, rruga ?Ibrahim Rrugova?, Bulevardi ?Zhan D?Ark?, dhe rruga ?Xhorxh Ë. Bush?.
Sipas njoftimit për shpalljen e garës të interesuarit kanë afat deri më 10 tetor për të paraqitur aplikimin e tyre pranë zyrave të AMLF deri në orën 16.30 të pasdites.
Dokumentacioni duhet të paraqitet në gjuhën shqipe, dhe në rast se është në gjuhë të huaj duhet të shoqërohet me përkthimin e vërtetuar shqip.
Ato duhet të dorëzohet në dy kopje origjinale dhe fotokopje, dhe pjesë e dosjes duhet të jenë të gjitha kriteret e përcaktuara në VKM nr. 690 të datës 2 shtator 2020, dhe dokumentet duhet të jenë lëshuar nga institucionet jo më parë se 3 muaj. Ndërsa shqyrtimi i aplikimeve do të nis në orën 9 të mëngjesit pranë zyrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, më datë 23 tetor 2020, pra një ditë pas mbylljes së garës.