Lajme Arkiva 2000
Gjendja energjetike në vend, çdo ditë rëndohet. Oraret e ndërprerjes së dritave janë shtuar. Shpresat për ndryshim duken të pakta, kjo për faktin se thatësira vazhdon të mbizotërojë. Ashtu si çdo qytetar që interesohet se kur do të vijnë, ne u interesuam në Drejtorinë e Përgjithshme të KESH-it për gjendjen e deritanishme dhe për përpjekjet që janë bërë për të importuar energji apo për të ndryshuar këtë situatë.
Drejtori i KESH-it nuk është kthyer nga Greqia në të cilën zhvillon bisedime për import energjie. Ndërsa njerëzit që e çuan gjendjen energjetike në krizë, nuk pranojnë të flasin se si do të dilet nga kjo krizë. Nëndrejtori Luigj Pjetri, post të cilin e ka mbajtur dhe me drejtuesin e parë të KESH-it, nuk prononcohet për Tv Klan.
Pavarësisht nga ato që thuhen, aktualisht shqiptarët po përjetojnë errësirën./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/