“Lefter Zhidru po lidhte tritolin me bombel gazi kur banoret ishin brenda në pallat”

2020-12-23 0

Pjesë e panelit në emisionin Historia ime në Tv Klan për të diskutuar rreth temës së ekzekutimit të 71-vjeçarit Lefter Zhidrut në qytetin e Elbasanit kanë qenë Ergys Mërtiri sociolog, Edlira Durmishaj, psikologe klinike dhe Driçim Çaka, gazetar i Tv Klan.
Gazetari Driçim Çaka ka dhënë më tepër informacione për Lefter Zhidrun, për problematikat që ai i ka shkaktuar fqinjëve dhe se sa i rrezikshëm ka qenë.
Gjatë karantinës, Lefter Zhidru ka qenë tepër konfliktual, spiunonte fqinjët që dilin përtej orarit që policia e lejonte, i denonconte më saktë. Kur fqinjët i kalonin tek dera e banesës i kërcënonte i thoshte do ju vras. Këto raportime të banorëve kanë përfunduar në polici dhe policia ka qenë në dijeni.
Ajo që ishte shqetësuese ishte arsenali i armëve që mbante në banesë dhe mënyra si ky person mendoi të zgjidhte situatën në Elbasan. Pra duke përgatitur një arsenal shtesë armësh, po lidhte tritolin me një bombël gazi, brenda kishte ende banorë. Gjysma e banorëve ishin në banesat e tyre, nuk i linte policia të largoheshin. Nëse shpërthente ai mekanizëm ne do të kishim një tragjedi që sot nuk do diskutonim për Lefter Zhidrun por për viktima sepse ajo është një lloj bombe e tillë që hedh në erë çdo lloj gjëje, është e frikshme?, është shprehur Driçim Çaka.

#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/