Ditën e sotme në emisionin ?Historia ime? është trajtuar tema e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili më 24 shtator në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar terror për rreth 5 orë, duke qëlluar me kallashnikovë drejt forcave të policisë.
Përpjekjeve të policisë dhe të afërmve për ta bindur për tu dorëzuar, ai iu përgjigj duke qëlluar me armë, ku u plagosën dhe dy 2 kalimtare 21 dhe 22 vjeç që për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën. Pas shkëmbimit të zjarrit, forcat Renea ekzekutuan 71-vjeçarin. Në banesën e tij u sekuestrua kallashnikovi, një sasi municioni dhe disa kallëpe tritoli të cilat ishin gati për shpërthim.
Gazetarja e emisionit Eriselda Martini ka bërë një intervistë me fqinjët e Lefter Zhidrut në Elbasan , ku janë shprehur se kishin frikë nga ai person dhe ishte mjaft problematik.
?Ne kemi perjetuar tmerr të vërtetë, në kohën e pandemise bëri një konflik te madh, me disa djem dhe më pas erdhi policia, ne i pamë të gjitha nga lart?.
?Unë erdha në 12:30 në shtëpi dhe në 13:20 filluan të shtënat e para. Kemi ndejtur deri në 18:30, më keq se në ?97. Ky ka nja 10 vite këtu, është i ardhur nga fshatrat e Sarandës. Kishte gruan e 3-të e me çdo grua nga një fëmijë. Ishte një njeri jo normal në jetë siç është i gjithë pallati këtu. Kam dëgjuar të bërtitura e të shara dy tre herë. Ne na ka ruajtur Zoti?.
?Më erdhi keq sepse atë njeri e kam njohur edhe më përpara që në Sarandë. Ishte një njeriu shumë i rregullt dhe një mekanik duar artë. Mosha bën të sajën, por unë nuk pashë ndonjë ndryshim?.
?Unë bëj fajtor gruan, sepse ajo duhet të tregonte që ka municione, dinamit. Ngjarja mund të bëhëshe më tragjike edhe pse ata ishin divorcuar prej kohësh, por jetonin në një banesë?, janë përgjigjet e disa komshinjëve të Lefter Zhidrut.
Gazetarja është shprehur se njerëzit në lagje kanë frikë të flasin. Jashtë kamera ajo ka takuar shumë njerëz që e njihnin Lefterin dhe e konsiderojnë atë si një njëri agresiv dhe kishte raportë konfliktuale me të gjithë. Gjithashtu gazetarja shprehet se momentalisht banesës i janë vënë shiritat e krimit dhe nuk jeton askush. /tvklan.al
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/