Kush refuzon të vetë-izolohet në Britaninë e Madhe, rrezikon një gjobë të cmendur prej 10 mijë paundësh, thotë BBC. Një veprim I tillë konsiderohet I paligjshëm dhe si I tillë ndëshkohet, e madje rëndë. Kushdo që teston pozitivisht për Covid-19, ose ka qenë në kontakt me një person të sëmurë, tani ka detyrimin ligjor të vetëkarantikohet. Nisma vjen në kohën kur një studim I kryer me porosi të qeverisë tregoi se vetëm 18% e njerëzve me simptoma kishin zgjedhur të izoloheshin. Vendimi I ekzekutuvit britanik parashikon që personat të të ndëshkohen me gjobë që nis nga 1,000 paundë dhe që mund të rritet deri në 10,000 nëse bëhet fjalë për shkelje të përsëritura ose serioze. Policia mund të kontrollojë nëse njerëzit veprojnë sipas rregullave ?duke u bazuar në informacionet e shërbimeve lokale të inteligjencës?. Për personat me të ardhura të ulëta, të cilët nuk mund të punojnë dhe i humbasin të ardhurat nëse izolohen, është menduar një kompensim prej 500 eurosh. Mbretëria e Bashkuar, sikurse një pjesë e madhe e Evropës, ka pasur rritje të numrit të rasteve pozitive në javët e fundit. Në total, vendi konfirmon mbi 437,000 raste pozitive dhe 42,000 viktima.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UK#BBC#TopChannel