Edhe më herët profesionistët e shëndetit kanë sqaruar se COVID-19, virusi që tashmë ka prekur gjithë botën ka shenja shumë të përafërta me gripin sezonal por edhe me ftohjen. Kjo është edhe problematika më e madhe dhe që shpesh sjell konfuzion tek pacientët, duke rritur shqetësimin se çfarë duhet të bëjnë sapo shfaqen simptomat. Ka shumë që vrapojnë në dyert e spitaleve, por ka dhe nga ata që mund t'i neglizhojnë duke shkuar në vendet e tyre të punës apo ndjekin rutinën e përditshme duke vënë në rrezik shëndetin e popullatës. Kjo situatë duket se do të jetë vërtet shqetësuese, kur jemi përballë stinës së virozave apo gripit sezonal, të cilat në fakt duket se kanë shtuar edhe radhët e pacientëve, kryesisht atyre të vegjël (të moshave pediatrike) në dyert e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Nisur nga kjo situatë, autoritetet e shëndetësisë kanë nisur zbatimin e planit të masave për rikthimin e shërbimeve 24 orë në disa qendra shëndetësore fillimisht në 4 prej tyre) në Tiranë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel