Nga neser, jo me shites ambulante ne trotuaret e Tiranes ( 27 Tetor 2000)

2020-12-23 0

Lajme Arkiva 2000
Nga e hëna e tutje, në trotuaret e Tiranës, nuk duhet të ketë më shites dhe mall. Këtë vendim e ka marrë Bashkia e Tiranës, me qëllim që të shmangë tregtinë në pisllëk, konkurrencën e pandershme dhe të mbledhë dhe taksat që i takojnë nga tregtia. Nënkryetari i bashkisë Blendi Gonxhe, thotë se për ata që duan të vazhdojnë punë, vendet janë gati.
"Mundësitë për të shitur mallin e tyre i kanë. Këto mundësi janë siguruar tashmë nga Bashkia e Tiranës. Në ato nivele dhe mënyra se si janë siguruar, tregjet ekzistojnë. Për t'ju dhënë një shembull përshembull në rrugën "Myslym Shyri", situata është shumë e rënduar. Praktikisht nuk ka më trotuarë. Fshatarët që shesin perime dhe zarzavate, nuk preferojnë të shkojnë në tregun që ndodhet pak metra pas pallateve."
Nga ana tjetër, shitësit duken të bindur. Ata pranojnë të largohen, por nuk e dinë ende se ku mund të shesin përsëri. Edhe kjo çeshtje është zgjidhur. Në kryeqytet janë ndërtuar 60 tregje të miratuara nga bashkia që sot pothuajse janë bosh. Kështu që nga java tjetër, kushdo të shesë do të paguajë 100 lekë në vendet e caktuara dhe do të vazhdojë punën. Të tjerët do të ndëshkohen./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange