Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës me drejtuesit politik në qarqe. Pas takimit kreu i qeverisë u tha mediave se ka folur me drejtuesit e PS në 12 qarqet e vendit se si të intesifikojnë komunikimin me bazën, pasi ai nuk është i kënaqur me punën e tyre.
?Ne jemi në punë të përditshme dhe është është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet mes institucioneve të pushtetit qendror dhe vendor me qytetarët?, u shpreh kryeministri.
I pyetur për propozimin e opozitës për Reformën Zgjedhore, Rama tha: Është në tagrin e grupit që merret me Reformën që të merret këto punë, nuk jam në dijeni.
Më tej ai shtoi se nuk ishte i kënaqur me drejtuesit në qarqe e as me punën e tij. ?Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lërë më me drejtuesit politikë?, deklaroi Rama.
Ky takim i Ramës vjen pas vizitës në Vlorë, ku u takua me drejtuesit lokal dhe kërkoi më shumë punë./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/