Wake Up/Leli: Situata e zjarrit në Zvërnec ishte apokaliptike.Zjarri i qëllimshëm, rrezikoi banorët

2020-12-23 0

Një zjarr përfshiu gjatë orëve të natës fshatin e Zvërnecit në qytetin bregdetar të Vlorës. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli në një lidhje telefoni tregoi situatën në të cilën u ndodhën banorët. "Unë sapo jam kthyer nga zona e rrezikut. Ishte një situatë apokalipitike. Ndërkohë që u mobilizuam për reshjet e shiut u ndodhëm përpara një situatë të papritur zjarri që vuri në rrezik shumë prej shtëpive të fshatit Zvërnec. Veprimi i parë që u bë me angazhimin e forcave të zjarrfikëse ishte largimi i banorëve të cilët u vendosen në qendër të fshatit, te Kisha. Ndërkohë që forcat zjarrfikëse të Vlorës, Lushnjes, Fierit u gjendën së bashku për të ndihmuar dhe në pak kohë kjo situatë u vu nën kontroll. Zjarri ra matanë rrugës ku është zona e kodrinore dhe ku është vendosur fshati i Zvërnecit jo në pyllin e Sodës sicc e njohin. Ndërkohë që pjesa e pyllit nuk është dëmtuar. Mobilizimi i forcave të zjarrfikësve bëri që zjarri të vihej nën kontroll. Në fund na ndihmuan edhe reshjet e shiut që filluan në mënegjes. Sot po verifikojmë dëmet në frutikulturë sepse e theksoj që banesa të dëmtuara nuk ka pasur."- tha kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Sipas Lelit shkaku i zjarrit ka qenë i qëllimshëm. "Zjarri ka filluar diku rreth orës 12.00 të natës. Duket i qëllimshëm sepse është në anë të rrugës kryesore që shkon në drejtim të lagunës dhe për shkak të erës së fortë që e ka favorizuar zjarri ka marrë sipërfaqe të mëdha dhe ka shkuar fare afër banesave të fshatit."

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Free Traffic Exchange