Report TV - Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, në pranga një 24-vjeçar në Pogradec

2020-12-23 1

Një 24-vjeçar është arrestuar në lagjen nr. 3 të Pogradecit pasi po transportonte 5 emigrantë drejt Tiranës.

I arrestuari me iniciale I.K., banues në Vlorë po udhëtonte nga Pogradeci drejt Tiranës me mjetin tip "Fiat" brenda së cilës kishte 5 persona.

Synimi i tyre ishte kalimi drejt vendeve të Bashkimit Europian.

"Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve I. K., 24 vjeç, banues në Vlorë" - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".