Patate të mbushura në furrë me proshutë dhe djath
Përbërësit:
3 patate të mëdha
200 gr djath I tymosur
100 gr proshutë ( cotto)
60 gr parmixhano
200 gr beshamel
kripë dhe piper të zi
Beshamel
1 lugë gjelle gjalp
1 lugë gjelle miell
250 ml qumësht
kripë dhe arrëmoskat
Përgatitja:
Lajmë mirë patatet dhe I vendosim ato për të zjerë në ujë të bollshëm për 25-30 minuta. Pasi të kenë zjerë I ndajmë horizontalisht në dy gjysma dhe me ndikimin e një luge I grryejmë nga brenda duke lënë pjesët anësore 0.5 cm të trasha. Pjesën e brumit të patates e vendosim në një tas. Patatet I vendosim në një tepsi I spërkatim me pak kripë dhe piper, I lëmë më njëanë. Në tasin me brumin me patate shtojmë 4 lugë gjelle beshamel, djathin e tymosur në kubikë, proshutën në kubikë të vegjël, 2 lugë gjelle parmixhano të grirë, pak piper të zi përziejmë mirë mbushjen dhe me ndihmën e 2 lugëve mbushim hapsirat boshe të patateve. I mbulojmë me nga 1 lugë gjelle beshmael I pudrosim me parmixhano dhe I vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius ër 30 minuta.