#rtvora #rtvoranews
Rreth 2000 banorë të fshatit Varibop në Fier janë prej një jave pa ujë të pijshëm, pasi pompa e vetme që bën furnizimin është dëmtuar. Banorët atje thonë se uji është një problematikë e vjetër për ta që kurrë nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare, ndërsa drejtuesit vendor thonë se ndërhyrja do të jetë e shpejtë!
Problemet me ujin i pijshëm i kanë shoqëruar në vazhdimësi banorët e fshatit Varibop në Fier!
Por prej një jave ne çezmat e tyre uji mungon!
Banori: Problemi i ujit tek ne ka qenë prej 30 vitesh, ku ne kemi pirë uji me copa
Shkak këtë herë është bërë një defekt në pompën kryesore që furnizon fshatin .
Banori: Një javë, 7 ditë nuk ka pikë uji.
Edhe kur furnizoheshin me ujë, ankohen se u shkon në çezma i ndotur.
Banori: Uji është i pa kontrolluar dhe nuk pihet nga i gjithë fshati, ai vetëm për të larë përdoret.
Në këto kushte banorët thonë se ujin e blejnë ose përdorin puset që kanë hapur në mënyrë private!
Banori: Ujin e marrim me gomar dhe në krahë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/fier-varibopi-pa-uji-banoret-e-marrim-me-gomar-drejtuesit-qytetaret-kane-te-drejte/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv