Demokratët e qarkut të Gjirokastrës votojnë ditën e sotme (e diel 27 shtator) për të zgjedhur kandidatët për deputete të Partisë Demokratike , që do të rreshtohen përballë socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Të drejtë vote në qarkun e Gjirokastrës kanë 2860 demokratë për të zgjedhur 27 kandidatët që janë në listë. Konkretisht votat janë të ndara:
Në Gjirokastër 950 persona me të drejtë voteNë Tepelenë 470 persona me të drejtë vote
Në Memaliaj 500 persona me të drejtë vote
Në Përmet 510 persona me të drejtë vote
Në Këlcyrë 430 persona me të drejtë vote.
Në monitorimin e procesit të votimit në qarkun e Gjirokastrës ka vajtur edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Demokratët e Qarkut të Gjirokastrës votojnë për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Në garë janë 27 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.