Ekspertët kritikojnë postblloqet/ Fishta: Nuk i parandalojnë ngjarjet kriminale - Vizion Plus

2020-12-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspertët e sigurisë publike shprehen skeptikë sa i takon ngritjes së postblloqeve nga ana e policisë së shtetit për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe arrestimin e të kërkuarve. Sipas Sindikatës së Policisë, uniformat blu po përballen me raste kriminale që nxjerrin në pah grupe të organizuara dhe sipas tyre postblloqet nuk kanë mundësi që të shmangin këto raste. Sadetin Fishta thekson se ngjarjet e fundit kriminale në vend, tregojnë se grupet e hetimit kanë mungesë së theksuar të informacionit çka mund të sjellë parandalimin e tyre. SADETIN FISHTASINDIKATA E POLICISË?Sektori i hetimit të krimit, ka mjetet e tij për parandalimin e ngjarjeve kriminale që në radhë të parë është marrja e informacionit për evidentimin e ngjarjeve kriminale ose të elementëve kriminalë të cilët janë me precedentë. Fakti që tek ne ndodhin vrasje të tilla, që tregojnë një shkallë të madhe të organizimit, Policia e Shtetit sot gjendje në befasi në raport me informacioni që ka me këto fenomene.? Nga ana tjetër, Policia e Shtetit, pas shpërthimit të telekomanduar në zemër të Tiranës, ku mbeti rëndë i plagosur Preng Gjini, ka ngritur me dhjetëra postblloqe çdo ditë ku ka arrestuar qindra persona për vepra të ndryshme penale.