Lokalet do të hapen edhe në ambientet e brendshme të tyre, ndërsa gjatë ditës së sotme ministria do të jap edhe detajet dhe kushtet e hapjes së tyre.
Gjatë inspektimit të bizneseve në qytetin e Vlorës, Kryeministri Edi Rama tha lajmin se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë do të njoftojë për hapjen e ambienteve të brendshme të lokaleve për klientët, të cilat deri më sot qëndronin të mbyllura si pasojë e masave anti-covid. Rama u shpreh se Ministria e Shëndetësisë do të japë udhëzimet për lokalet të cilat do të kenë mundësi të punojnë edhe brenda, pasi koha po ftohet dhe qytetarët do ta kenë të pamundur për të qëndruar jashtë.?Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat?, tha Rama.
Kryeministri ndërsa inspektoi disa biznese të zonës duke theksuar edhe çlirimin e tyre nga tatim fitimi dhe TVSH-ja, tha se nuk do të ketë më inspektime, por vetëm mbikëqyrje kundër punës në të zezë, duke respektuar punën e punonjësve. Rama ka zhvilluar takime me bizneset ndërsa ka folur me ta për situatën që ndodhet biznesi dhe sesi ka ecur sezoni i tyre turistik gjatë pandemisë.
"Heqja e TVSH ishte gjëja më e mirë për biznesin. E nisëm deri në 80 milionë që bëmë një zbritje të fortë gjysmë për gjysmë të taksës që ishte më parë dhe pastaj e shtrimë në 120 milionë. Tani e çuam në 140 milion . Deri tek 100 pa taksa, pa TVSH, tek 140 milionë pa taksa por me TVSH. Gjeja më e rëndësishme është se do shpëtoni nga çdo kontroll inspektimi dhe faturë, por duke monitoruar respektimin për punonjësit sigurimet shëndetësore e shoqërore" tha Rama.