#rtvora #rtvoranews
Për të disatin vit radhazi, liqeni i Pogradecit po përballet me rënie të nivelit të ujit përtej nivelit të lejuar nga UNESCO.
Arian Merolli: Ky është viti i katërt që ndodh tërheqja e ujit përtej normave të lejuara.
Ekspertët shqiptarë ngrenë alarmin se kjo situatë nuk lidhet vetëm me mungesën e reshjeve, por me menaxhimin e ujit të liqenit që është ekskluzivitet vetëm i Maqedonisë së Veriut.
Arian Merolli: Për fat të keq Shqipëria nuk ka ndikim direkt, kjo varet vetëm nga pjesa maqedonase.
Zgjidhja sipas ekspertëve në këtë rast është ngritja e një grupi teknik i përbashkët për menaxhimin e ujërave të liqenit.
Arian Merolli: Duhet një grup menaxhimi bilateral për liqenin. Fakti që ky fenomen po përsëritet prej disa vitesh, tregon se diçka nuk funksionon në menaxhimin e këtij liqeni.
Për këtë fenomen që rrezikon florën e Faunën në liqenin.
Ekspertët kanë vënë në dijeni institucionet shqiptare dhe vetë UNESCO, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë reagim.
Arian Merolli: Prishja e këtij ekosistemi, bën që ky liqen të humbasë ato vlera për të cilat mbrohet dhe është një problem që do zgjidhje.
Prej më shumë se një viti, edhe pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit është nën mbrojtjen e UNESCO-s si pasuri e trashëgimi kulturore dhe natyrore.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/bie-ndjeshem-niveli-i-liqenit-te-ohrit-ekspertet-ngrene-alarmin-duhet-nje-grup-menaxhimi-bilateral/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv