Top News - Referendum në Zvicër, pro ose kundër lëvizjes së lirë…

2020-12-23 0

Zgjedhësit zviceranë do të vendosin sot nëse do të braktisin marrëveshjen e tyre të lëvizjes së lirë me BE apo jo.


Mbështetësit thonë se lëvizja do të lejojë Zvicrën të kontrollojë kufijtë e saj dhe të përzgjedhë vetëm emigrantët që ajo do. kundërshtarët argumentojnë se ajo do ta shtyjë ekonominë e shëndetshme të vendit në recesion dhe do të privojë qindra e mijëra qytetarë zviceranë nga liria e tyre për të jetuar dhe punuar në Evropë.

Ministri i drejtësisë thotë se një gjë e tillë do të krijonte një situatë me të keqe se ajo e Berxitit.

Zvicra vendosi shumë kohë më parë të mos i bashkohet BE por do të ketë akses në zonën evropiane të tregtisë së lirë dhe do të bashkëpunojë me Brukselin në fusha si transporti, ambjenti, kërkimet dhe edukimi. Cmimi për këtë është mbështetja e shtyllave kryesore politike të BE, përfshirë lëvizjen e lirë dhe kufijtë e hapur të zonës Shengen.

BE i ka thënë zviceranëve se dalja nga lëvizja e lirë do të thotë rrëzim i të gjitha marrëveshjeve tregtare të leverdisshme po ashtu. Propozimi është bërë nga një parti e krahur të djathtë, svp, dhe pason një referendum të mbajtur në 2014 për vendosjen e kuotave mbi emigrantët nga BE.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ThomasAeschi#BE#TopChannel