Teodor Keko, bohemi i fundit/ Sonte në “Exclusive”, rrëfimi i bashkëshortes dhe miqve

2020-12-23 2

Qysh në mesin e viteve 1980 njerëzit më të formuar të Shqipërisë shqiptuan urgjencën e refuzimit të mesatarizmit në letërsi e arte, pikërisht atje, ku përpunohej mendimi.


Ndaj prej viteve 1985 e këndej, u formua një brez që kishte sjellje dhe mendime tjetërsoj. E vërteta është se ky është brezi që formuloi vullnetin epokal nën sloganin ?E duam Shqipërinë, si e gjithë Europa?, dhe pikërisht kësaj gjenerate i përkiste dhe njeriu i lirë, Teodor Keko.

Teodor Keko: Unë nuk flas për puce. Unë jam shkrimtar, nuk flas me gjuhën e politikanëve, mendoj që njerëzit duhet të jenë më paqësorë. Unë nuk jam natyrë luftarake, përpiqem që të them diçka në sensin pozitiv.

Xhuli Keko (gruaja e Dori Kekos): Dori vuante kur nuk arrinte t?i thoshte gjërat ashtu siç i mendonte, për arsye se kishte frikë mos lëndonte dike.

Bardhyl Londo (shkrimtar): nuk duronte dot padrejtësinë, nuk duronte dot arrogancën dhe po ta shikosh, e gjithë jeta e tij është në kundërshtim pikërisht me këto dy gjëra.

Prec Zogaj (publicist, shkrimtar): ..ishte një njeri që lëvizte kudo, ishte natyra e tij e arsyetimit ashtu, natyrë bohemi, mendje hapur.

Natasha Lako (shkrimtare): Ishte shumë i lirë dhe standartizimet nuk i pëlqenin.

Besnik Mustafaj (shkrimtar): Në fjalën që mbajta në ditën e fundit të përcjelljes së tij, unë i thashë ti je si Shën Mateu.

Xhuli Keko (gruaja e Dori Kekos): Unë kam disa letra që Dori më ka lënë në disa momente të caktuara.

Te dielën në 20.15 në Exclusive, Teodor Keko, bohemi i fundit

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TeodorKeko#XhuliKeko#TopChannel