Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka denoncuar mungesën e ujit në Burimas të Maliqit në juglindje të vendit.
Braimllari deklaron se ky fshat nuk ka ujë prej 30 vitesh dhe shteti nuk ka investuar për t'ua siguruar.Ai i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topciu që mos dalë të bëjë show elektoral me asfalt por t?u përgjigjet nevojave të qyetarëve.
Reagimi i plotë:
Banori Burimasit: Këtu jemi në fshatin Burimas dhe është një fshat që vërtetë mund të kishte shumë burime por faktikisht momentalisht ky fshat sërish nuk ka ujë. Mungesa është e investimeve prej shumë vitesh megjithatë edhe një burim që ishte që e merrnin nga Mancurishti sërish ai ka shteruar dhe prapë banorët e këtij fshati nuk kanë ujë. U mundua me një fond dikush nga qeveria turke nuk e di si ishte, hapëm një pus por dhe atë nuk e çuan deri në fund si rëndom në Shqipëri që asnjë punë nuk përfundon. Ishte për tu bërë diçka te 100 metershi mbeti më pak se 25-30 metra, nuk është më tepër. E vumë në punë me pak fonde të Bashkisë, u munduan ta modifikonin edhe kjo pati vetëm një muaj ujë. Tani sërish ky fshat që e ka emrin Burimas, nuk ka ujë dhe mundohen jo do gjejmë fonde të tjera, jo do ti gjejmë sot dhe sërish ky fshat është po në vend numëro. Ky shqetësim nuk është i sotshmi por ka shumë vite. Nëse do ta shikoni edhe mënyrën sesi transportohet uji. Për të hyrë në shtëpi është skandal; në 2020 dhe të jetë sërish kjo gjendje me zetor ta çojnë ujin në shtëpi për të pirë pale gjërat e tjera për mua është shumë skandal. Nuk e di si do t?i vejë halli kësaj pune sepse kjo është shumë e bezdisshme.